Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se dëmi ekonomik i shkaktuar nga largimet e padrejta nga puna është 130 milionë euro.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha renditi një tjetër ‘dështim’ të qeverisë Rama në këto 8 vite pushtet, ndërsa thekson se Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë.

“43 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa është dëmi ekonomik i shkaktuar nga largimet e padrejta nga puna në administratën publike? Përgjigja; 130 milionë euro, Shqipëria ka shpenzimet më të larta nga xhepi për shëndetësinë në Europë.”, -shkruan Basha në Instagram.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË KOLAPS, BYLIS I TRONDIT BRENDA NË SHKODËR, TANI RREZIKOJNË KREUN
Artikulli tjetërMARRËVESHJA ME SHBA PËR GAZIN E LËNGSHËM, AMBASADORJA YURI KIM: NËNSHKRIMI I MEMORANDUMIT, AKT I JASHTËZAKONSHËM. SHQIPËRIA KA BËRË PËRPARIM TË MADH