Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët në lidhje me faktin nëse do të lirojë zyrën nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Duke e marrë me sportivitet pyetjen, pasi ka qeshur me të madhe, kreu i shtetit theksoi se për presidentin Kushtetuta cakton një mbrojtje të veçantë, ndërsa shtoi se për ta shkarkuar atë duhen 2/3 e votave.

 

A do të lironi zyrën nëse gjykata Kushtetuese ju shkarkon?

Meta: (Qesh me të madhe)..Kjo ishte një pyetje e mrekullueshme. E jashtëzakonshme. Ky institucion ka qenë çdo ditë dhe çdo sekondë në shërbim të popullit të Shqipërisë. Presidenti, që ta dini mirë, se ju e dini. Se s’keni nevojë për të kuptuar se si ka qenë situata, presidenti ka një mbrojtje të veçantë nga Kushtetua e Republikës. Jo rastësisht. Ai është kreu i shtetit dhe garanti më i lartë i Kushtetutës. Duhen 2/3 për ta shkarkuar, që mos të bëhet një noter i qeverisë dhe një skllav i pushtetit. Dhe Kushtetuta e thotë shumë qartë se presidenti vetëm për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe kryerjen e një krimi të rëndë, këto janë ato që kanë të bëjnë me tradhti ndaj atdheut. Në fakt arsyeja se pse është ngritur një proces është se Ilir Meta s’ka tradhtuar asnjë proces. Në Kushtetuese çështje më të rëndësishme do të shkojnë. Ne do të monitorojmë mbrojtje kombëtare dhe çështje të shenjta. Besoj e morët një përgjigje.

Artikulli paraprak“O LIKE… PATRONAZHISTËT JU NJOHIN SE KUSH JENI”/ META NXJERR VIDEON NGA FUSHATA E RAMËS, JA SI I PËRGJIGJET KRYEMINISTRIT
Artikulli tjetërME 43 VOTA PRO, SHKARKOHET KRYETARI I KUVENDIT NË MALIN E ZI. JA KUSH DO TA ZËVENDËSOJË