Torino po fiton 1-0 ndaj Lecces, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Një nga më të mirët në fushë për skuadrën e drejtuar nga Ivan Juric ishte mbrojtësi nga Kosova, Mërgim Vojvoda.
Vojvoda ishte protagonist absolut në 45 minutat e para, teksa dha një assist maestral për Vlasic te rasti i golit. 27 vjeçari është pjesë stabël e formacionit dhe luan me këtë skuadër prej vitit 2020.