26 janari i këtij viti hyri në historinë e sportit si një ditë zie pasi legjenda e basketbollit amerikan Kobe Bryant bashkë me 8 persona të tjerë humbën jetën pas një aksidenti ajror.
Një video ekskluzive e siguruar nga media spanjolle “Cuatro” tregohet sekuenca kur helikopteri “Sikorski S-76” fluturon mes mjegullës përpara se të përplasjes në mënyrë fatale me një kodër në Kaliforni.
Sipas hetimeve pas aksidentit, helikopteri nuk ka patur pajisje paralajmëruese për rastet kur helikopteri rrezikon të përplaset ndërsa faktor kryesor i kësaj tragjedia konsiderohet mjegulla e dendur.