Një tjetër ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një nga fluturimet e nisura nga Britania e Madhe për në Mesdhe, këtë herë në avionin e linjës Mançester-Rodos.
Pilotët janë detyruar të bëjnë një ulje emergjente në aeroportin e Mynihut në Gjermani, pasi një grua në të 70-at ka sulmuar fizikisht një prej stjuardesave në avionin e kompanisë Jet2, pasi kjo e fundit i hoqi nga duart një shishe me xhin-tonik.
Pensionistja, emra e së cilës nuk bëhet e ditur, ishte bërë agresive, ndaj pas uljes emergjente ajo u tërhoq zvarrë për t’u nxjerrë nga avioni, nga nëntë oficerë policie.
Pasagjerët që mbetën të tronditur nga ngjarja në fluturim duartrokitën dhe brohoritën kur ajo u largua, teksa thërrisnin njëzëri: Mirupafshim kafshë!.
Videoja e shpërndarë nga MailOnline tregon oficerët e policisë gjermane që hipin në avion, përpara se ta nxjerrin të moshuarën përgjatë korridorit, me këmbët e saj të zvarritura përgjatë dyshemesë.