Një ngjarje e rrallë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Velipojë. Një peshkaqen është nxjerrë i gjallë në breg, siç shihet edhe nga videoja e siguruar nga Star Plus.Peshkaqeni ka rënë në kallamin e një amatori të peshkimit dhe nxjerrja e tij në breg ka qenë mjaft e vështirë, duke rrezikuar thyerjen e kallamit.
Peshkaqeni është i gjatë rreth 1 metër e 50 cm, ndërsa përmasat e tij janë të frikshme nëse do të përballej me njerëzit në det.Fatmirësisht, në bregdetin e Velipojës ka një rrezik më pak për frekuentuesit e detit.