Cristiano Ronaldo duket se ka lën pas formën e dobët sportive duke u rikthyer protagonist në fushën e lojës për skuadrën e Juventusit.
Portugezi shënoi një “gol jashtëtokësor” kundër Sampdorias duke i dhënë 3 pikë të vyera bardhezinjëve në garën për titullin kampionë. Ronaldo vendosi një rekord duke kërcyer 71 centimetra tek shënimi i golit të dytë. Në përfundim të sfidës luzitani për “Sky Sport” u shpreh i lumtur për formën që po kalon duke premtuar tituj për Juven.
“Jam i lumtur me rezultatin, ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse Sampdoria luajti mirë. I tërë ekipi tregoi frymën e duhur. Ishte gol i bukur dhe jam i lumtur që ndihmova ekipin të fitojë tri pikë të tjera. Kisha probleme me gjurin për një muaj, por më ka kaluar tani dhe ndihem mirë fizikisht. Ajo çfarë unë dua është të ndihmoj Juventusit të fitojë tituj”, përfundoi Ronaldo.