“Shpresojmë se do të bëhet më mirë” kjo është fraza e cila dëgjon në bizneset e qytetit të Shkodrës, pasi mungesa e një skeme mbështetëse për bizneset, ka bërë që qindra prej tyre të shkojnë drejt falimentimit dhe pjesa tjetër të jenë në kushtet e mbijetesës. Drejtuesi politik I qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi takime me bizneset për tē diskutuar rreth shqetësimeve dhe problematikat e tyre.Disa nga bizneset janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot janë zero dhe taksat janë rritur gjatë 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Helidon Bushati: A mendon se duhet me ndryshu?
Tregtari: Duhet me ndryshu.
Helidon Bushati : Tan bashkë do ta sjellim ndryshimin.
Tregtari: Do fitojmë se u lodhme prej atij.
Helidon Bushati: Fitorja duhet me ken e thellë , për me ken e thellë duhet me shku sa ma tepër me votu , sa ma tepër.

Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problematikat që kanë evidentuar këto të fundit.Ndërkohë, që thanë se ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga qeverisja 8 vjecare e Ramës.

Helidon Bushati: Tu lujt domino, në vend që me punu . S’ka punë?
Tregtari: S’ka punë. Ke me marr , të vdekunit…ata s’cohen ma.
Helidon Bushati: A do ta cojmë në shpi?
Tregtari: S’durohet me.

Bushati i tha se situata në cilën ndodhen bizneset do të ndryshojë pas 25 prillit, përmes vendosjes në zbatim të planit ekonomik dhe sistemit të ri të taksave që do të aplikojë Partia Demokratike.

Artikulli paraprakNUMRI NJË NË RADHËT E PD NË SHKODËR, HELIDON BUSHATI, TAKIM ME BANORËT E BERDICËS SË SIPËRME
Artikulli tjetër“GISHTAT E NJËRËS DORË SHUMË PËR TË NUMËRUAR INVESTIMET E 8 VITEVE”, HELIDON BUSHATI TAKIM ME ANAMALËSIT