Tifozët e Romës u ngritën të gjithë në këmbë dhe shpërthyen në brohërima kur skuadra e tyre e zemrës shënoi gol në finalen e Conference League përballë Padyshim që në këtë sfidë Roma shpreson të jetë skuadra e parë që fiton trofeun e Conference League.

Ishte pikërisht Nicolo Zaniolo që kaloi skuadrën në avantazh në minutën e 32-të, duke ndezur festën verdhekuqe në stadiumin “Arena Kombëtare” por edhe në Itali.
Ndeshja po ndiqet aktualisht live në stadiumin “Olimpico” të Romës, ku janë mbledhur rreth 20 mijë tifozë.

Tetë ekrane gjigante janë vendosur në stadiumin e kryeqytetit italian për 50 mijë tifozët që po ndjekin dhe po shijojnë së bashku duelin që po luhet në kryeqytetin shqiptar.

Artikulli paraprakNJË KAMION ME SHISHE BOSHE, TIFOZËT HOLANDEZ “TË MARROSUR” PAS BIRRAVE
Artikulli tjetërROMA DHE MOURINHO NË HISTORI, FITOJNË NË TIRANË TROFEUN E PARË EUROPIAN