Një grua shtatzënë dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Raportohet se autoritetet përkatëse kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet paraprake.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se ekipi mjekësor konstatuar vdekjen e viktimës rreth 35 vjeçare.
“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje”. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, tha Ahmeti.