Një moment mjaft prekës që është regjistruar e filmuar në ambientet e Gjykatës së Fierit. I pikëlluar nga humbja e vëllait të tij të vogël, Mateo Vasiu, 14-vjeçari qëndron në oborrin e Gjykatës dhe bashkë me familjen e tij pret që në derë të mbërrijë vrasësi Klodian Çalamani.
Në këtë momente, një efektiv policie e përqafon dhe mundohet ta qetësojë djalin. A e merr nga krahët dhe i kërkon që të shkojë pranë familjarëve të tij. Me lot në sy 14-vjeçari shkon pranë të ëmës.