Kanë mbërritur në Shqipëri 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Ato do të përdoren nga komanda mbështetëse e Forcave të Armatosura.
“Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për Emergjencat Civile”, njoftoi kryeministri Edi Rama.
Këto autoambulanca janë në formën e mini-spitaleve pasi janë me të gjitha pajisjet, si ato respeiratore, oksigjenin, por edhe serumin dhe të gjitha mjetet e ndihmës së pari. Në këtë ambulancë mund të bëhet edhe monitorimi i zemrës, e po ashtu një tjetër vlerë e saj është fakti që mund të transportohen 3 pacientë.