Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën duke publikuar një video nga Shkodra. Shefi i ekzekutivit, ka zgjedhur një video të Terenc Pepës, të shoqëruar në sfond me një këngë të një tjetër shkodrani të mirënjohur, kantautorit Frederik Ndoci.

Ajo që bie në sy në postimin e kryeministrit Rama, është gegnishtja, duke përdorur termin “Shkodra e dashtun”.

“MIRËMËNGJES 😊 nga Shkodra e dashtun🙏”, shkruan kreu i qeverisë shqiptare në postimin e tij duke e shoqëruar edhe me videon më poshtë.

Përgjithësisht, kur kryeministri vendos të publikojë foto apo video që lidhen me Shkodrën apo Veriun e vendit në përgjithësi, ai i beson syrit dhe dorës së Terenc Pepës, siç ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Publikimi Ramës vjen në ditët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku deri tani ai nuk ka qenë i pranishëm fizikisht. Të paktën deri ditën e sotme.

 

Artikulli paraprakULJA E RASTEVE ME COVID, KOMITETI I EKSPERTËVE NDRYSHON MASAT: HIQET ORA POLICORE
Artikulli tjetërMAJLINDA ANGONI: THEMELOJMË KËSHILLIN EKONOMIK TË SHKODRËS