Pas lajmit për shoqërimin e 16 personave për falsifikim dokumenteve zyrtare në rrethin e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “Pagesa e fundit”, Policia e këtij rrethi ka publikuar edhe pamjet e ndalimit të këtyrë personave.

Sipas drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, personat merrnin kryesisht nga 600-1200 euro për një dokument të falsifikuar, ku në pranga kanë rënë  Jetnor Hoxha, Xhevahir Myrtaj, Kostaq Papa, Enton Lahori, Artan Hasani, Bajram Hoxha, Eris Koliçi, Artan Hoxha, ndërsa janë në hetim të lirë 6 persona, nga të cilët dy janë në kërkim.

Artikulli paraprakATRAKSIONET TURISTIKE, SHQIPERIA “MBURRET” ME HISTORINE
Artikulli tjetërME SHUME KOKAINE NE SHQIPERI SE NE EVROPE ?!