Vllaznia arriti të triumfonte me rezultatin 1-0 ndaj Laçit në gjysmënfinalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar një biletë për në finale, ku do të përballet me Skënderbeun. Ishte vlonjati Ardit Hoxhaj, heroi i kësaj sfidë, i cili në minutën e 21-të, goditi saktë me kokë, duke i dhuruar një fitore të artë skuadrës shkodrane.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i kurbinasve, Onur Obanor nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ka goditur me takë në trup Herald Markun e Vllaznisë. Një moment i vështirë, me futbollistin shkodran i cili mbeti i shtrirë në fushë.

Mbrojtësi Obanor menjëherë është ndëshkuar me karton të kuq nga Juxhin Xhaja.

VI

Artikulli paraprakREPORTER.AL/ PARTITË POLITIKE DHE KANDIDATËT KANË SHPENZUAR 113 MIJË USD NË REKLAMA NË FACEBOOK
Artikulli tjetërSA PREMTIME MADHORE PËR TRANSPORTIN RRUGOR JANË PËRMBUSHUR GJATË KËTIJ MANDATI QEVERISËS?