Gjithçka duket se i është ‘dorëzuar’ bardhësisë së dëborës. Fotoja që shihni vjen nga një zonë e Shqipërisë, që mund të konsiderohet edhe si një Zvicër e vogël. Bëhet fjalë për Pukën.

Puka, e cila ndodhet 60 km nga Shkodra, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra. Ky qytet alpin mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh. Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.

Artikulli paraprakNJË MAKINË PËRFSHIHET NGA FLAKËT, DYSHIMET E POLICISË
Artikulli tjetërBASHA: NUK KA KUVENDE DHE STATUTE PARALELE! PD E KA KUVENDIN ME 18 DHJETOR