Kryeministri, Edi Rama, ka arritur të marrë vëmendjen e medias britanike BBC gjatë Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Londër, jo për atë çfarë artikuloi por për çfarë kishte veshur.

Atletet e bardha të shefit të qeverisë shqiptare kanë goditur edhe kësaj rradhe, duke e dalluar nga të tjerët.

Në një video të publikuar në twitter, BBC shfaq foton zyrtare të liderëve pjesmarrës në Samit teksa ironizon: “Duket se dikush ka veshur këpucët e gabuara”.

“Fotoja e familjes” është një moment tradicional, por atletet sportive nuk duhen shpesh në rreshtin e parë. Atletet i përkasin kryeministrit shqiptar Edi Rama që me sa duket e paska shijuar foton”, shkruan BBC.

https://twitter.com/BBCPolitics/status/1016764074472984578

 

Artikulli paraprakE GJITHË BOTA I DUARTROKET, JA KUSH JANË 4 MARINSAT QË QËNDRUAN 18 DITË NË SHPELLË
Artikulli tjetërSHOQATA “INTELEKTUALËT E RINJ SHPRESË” ORGANIZOJNË FORUMIN CIVIL