Qytetarë të mbështetur edhe nga PD kanë bllokuar kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.
Qindra qytetare por edhe perfaqesuses te Patrise Demokratike, si dhe Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi kane nisur mosbindjen civile duke bllokuar kete aks.
“Rama ik” dhe “Poshte komunistat” jane thirrjet e protestuesve drejtuar qeverise.
Gjithashtu është bllokuar edhe kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe pritet bllokimi i kryqëzimti të Bradasheshit në Elbasan.