Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë me një lajm të mirë për shqiptarët. Kreu i qeverisë ka ndarë me fansat në “facebook’ historinë e një mjeku anestezist-reanimator, që ka lënë Gjermaninë për të punuar në Spitalin e Dibrës.
Sipas Ramës, kjo vjen falë programit të ri të qeverisë, ku jepen bonuse për çdo mjek specialist që pranon të punojë jashtë Tiranës.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull, ndër 13 të tjerë deri më tani, të mjekut anestezist-reanimator që la Gjermaninë për spitalin e Peshkopisë, falë programit të ri të qeverisë, Bonus për Mjekët Specialistë jashtë Tiranës, ju uroj një javë të mbarë.”