Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër kantierin e ndërtimit të ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe, që do të zgjidh pas dekadash problemi i furnizimit me ujë të pijshëm në këtë zonë.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryeministri Rama u njoh nga afër me investimin në fjalë, ndërsa ndërtuesit i dhanë atij fjalën se puna do të mbyllet brenda nëntorit.

Kreu i qeverisë ka kujtuar edhe faktin se kjo zonë prej 30 vitesh është me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa theksoi se me PS bëhet puna.

“A do të përfundojë brenda nëntorit?! Ju të PD keni 30 vite që nuk u mërzitet më Saliun. Ju jeni të mirë, se i bëtë ca punë. Ky këtu ka qenë me Saliun (i drejtohet një prej pjesëtarëve të ekipit të punës). Me Saliun bën mitingjet, me në bënë punën.”, tha Rama.

Artikulli paraprakTRANSPORTONIN 14 EMIGRANTË NGA VENDET E TRETA, POLICIA SHKODËR ARRESTON DY SHTETAS
Artikulli tjetërKONCESIONI PËR TIRANË –ELBASAN, RAMA THUMBON PD E LSI: U BASHKUA RRUSHI BLU ME RRUSHIN E KUQ EDHE DOLI NJË LLOJ RRUSHI QË E BËRI LËNG BUXHETIN E SHTETIT