Gjatë spektaklit të mbrëmshëm Arbana prezantoi te banorët dhe publiku një mjedis të ri i cili është ndërtuar në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Një suitë do të jetë në dispozicion të banorëve duke i falur atyre privilegje. Banorët do të ndahen në çifte dhe do të kenë mundësinë të qëndrojnë brenda këtij luksi për 24 orë.
Pasi iu bë me dije kjo gjë banorët po diskutonin që Donaldi dhe Beatrix të ishin të parët që provonin suitën. “Po të mos kishte kamera kishim shkuar ne.”-tha Donaldi, i cili u pasua nga një batutë e Monikës: “Po i fikin ata kamerat në momente të caktuara.
Mirëpo, gjithë vëmendjen në këtë diskutim e kanë marrë mimikat e Semit. E ulur në panelin e banorëve të eleminuar, Semi duket se nuk u ndje aspak e rehatshme me diskutimin dhe ironizoi me mimika. Ky reagim është vënë re nga shumë persona dhe sot po bën xhiron e rrjetit.
“Semi, ai qëndrimi yt sonte ishte qershia mbi tortë”, “Natën e mirë vetëm Semit”, “I dua mimikat e Semit” janë disa nga komentet në videon e postuar në faqen zyrtare të programit në Instagram.
Ndonëse ka thënë se tashmë po i sheh gjërat më ftohtë dhe si publik, duket se Semi nuk po ia del gjithmonë ta bëjë këtë gjë.