Disa rajone në Kosovë, si pasojë e reshjeve të shiut, janë përmbytur nga shiu. Përpos se kanë shkatërruar shtëpi e prona, shiu ka rrezikuar edhe jetën e njerëzve. Diçka të tillë e dëshmon edhe kjo video, e regjistruar në Rahovec.
Uji i rrëmbyer shihet se “merr me vete” një qytetar. Instituti Hidrometeorologjik tha se moti në ditët në vazhdim do të jetë jo i qëndrueshëm, shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe rrufe.
Në Kosovë, temperaturat do të jenë mesatarisht 15 deri 17 gradë celcius, ndërsa maksimalet 26 deri 30 gradë celcius.