Policia spanjolle ka arrestuar gjashtë shqiptarë nga mosha 25-45-vjeç dhe një spanjoll për kultivim kanabisi në zonën industriale të qytetit portual të Alikantes.
Dhomat e magazinës prej 3 mijë metra katrorë ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe ajruese për kultivim të brendshëm të kanabisit, ndërsa ruhej me turne në masa të rrepta nga trafikantët.
Sipas policisë spanjolle nga operacioni u sekuestruan 74 kg kanabis, boçe kanabisi, 1,300 euro, por edhe baza materiale.