IRMA KOPLIKU: RASTI I SHËMTUAR, TË HETOHEN TË GJITHA NGJARJET. Kjo qeveri çdo ditë e më shumë po tregon se është e pa aftë për të menaxhuar qoft edhe një institucion. Rasti I dhunimit të fëmijeve jetim në mënyrë barbare nga kujdestaret e Shtëpisë së fëmijës Parashkollor në Shkodër 3 deri në 6 vjeç, është një akt i shëmtuar që kërkon vëmendjen maksimale të të gjitha institucioneve ligjë zbatuese.
Video e publikuar tregon qartë sjelljen çnjerzore me të cilën përballën fëmijët në këtë institucion. Por ky nuk është rasti I vetëm! Dhuna është prezente dhe fakti që ajo tashmë është denoncuar tregon se cili është modeli I shërbimit social që ofron qeveria Rama-Meta, kjo është sjellja që “ka inspiruar” ish-ministri I Punës çështjeve sociale dhe rinisë, Erjon Velija , në varësi të së cilës është kjo qendër e fëmijëve jetimë, në qytetin e Shkodrës. Partia Demokratike e dënon me forcë sjelljen jashte çdo norme morale, etike dhe ligjore të personelit në shtëpinë e fëmijës për moshat 3-6 vjec. I kërkojmë organeve kompetente, trajtimin me seriozitet të një rasti të tillë dhe marrjen e masave ndaj këtyre personave të papërgjegjshëm ashtu siç e parashikon ligji, me qëllim që skena të tilla të ushtrimit të dhunës ndaj fëmijëve jetimë, pikërisht nga ato që e kanë për detyrë që të kujdesen për këto fëmijë, të mos ndodhin më.