POLICIA ARRESTON DY PREJ TË RINJVE, E MITURA NUK MBAN MEND ASGJË. Zbardhen detaje të reja për videoskandalin në QSUT.
Vajza që shfaqet në videoskandalin është minorene dhe është shoqëruar në spital nga 2 bashkëmoshatarët e saj, të cilët më pas kanë përfituar nga gjendja e rënduar e saj, duke abuzuar seksualisht me të. Të 3 personat që shfaqen në video janë nxënës të së njëjtës shkollë në kryeqytet, ndryshe nga personi i ndaluar tashmë nga uniformat blu të Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin Evarist Pasha, i cili është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual. Sipas organit të akuzës, 24 vjeçari që shfaqet në video pranë vajzës së shtrirë në krevatin e spitalit, është një punonjës i një agjencie funerali që rri pranë ambienteve spitalore dhe se hetimet kanë treguar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth muajit shkurt 2014 ne spitalin publik ne Tirane. Vajza me inicialet Gj.K është vetëm 17 vjeç, gje e cila e rëndon akoma më shumë skandalin, pasi bëhet fjalë për një minorene. Vajza ka qënë nën shoqërinë e dy shokëve të saj në një nga clabet e kryeqytetit, e pasi kanë dëfryer deri në mesnatë, kanë dalë për të shkuar në shtëpi. Djemtë kanë vënë re gjendjen e rënduar të shoqes së tyre dhe kanë menduar ta dërgojnë në spital për ti ardhur në ndihmë më të specializuar mjekësore. Por në këtë moment ata duket se kanë përfituar dhe nga mungesa e personelit të spitalit, e sëbashku me 24-vjeçarin e ndalur tashme nga policia, kanë mundur të bëjnë veprime të turpshme kundrejt 17- vjeçares, e cila shfaqet edhe në video pa ndjenja. Policia ka nisur verifikimet paraprake për 2 personat e tjerë që shfaqen ne video dhe pritet që të merren në pyetje për të zbardhur të vërtetën e kësaj historie qe tronditi opinionin publik.