Të gjithë në fshatin Gruemirë dënojnë gjestet e turpshme të policit Berhan Bajrakurtaj por janë të paqartë se sa e vërtetë është ajo ngjarje. Sipas banorëve imazhi i fshatit është dëmtuar ndërsa për ta Bajrakurtaj nuk mund të shërbejë më në atë komunitet si punonjës i policimit.

Arben Cufaj është një prej mësuesve të shkollës së Gruemirës. Mësuesi e quan të turpshme sjelljen e policit Bërhan Bajrakurtaj ndërsa shprehet se 16 vajzat që janë në atë shkollë nuk kanë asnjë shqetësim përsa i përket ngacmimit seksual.

I gjithë komuniteti në fshatin Gruemirë ka qenë i shqetësuar por deri më tani nga deklarimet e prindërve dhe vetë nxënësve nuk ka asnjë rast të evidentuar që mund të lidhet me videon e Bajrakurtaj.

Artikulli paraprakSHKODËR, VAJZA QË TAKOI PAPËN NË PANAMA
Artikulli tjetërSHKODËR, STUDENTËT PROTESTË PËRPARA POLICISË