Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda!”.
Kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha të enjten në seancën plenare duke iu drejtuar kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.
Tre ditë më pas në portin e Durrësit u kapën dy “Toyota” me rreth 5 milionë euro (shuma jo zyrtare).
Deklarata e Bashës nxiti të qeshura nga ana e socialistëve dhe madje edhe një reagim të Ballës.
Kreu i PD akuzoi Ballën se ishte i përfshirë në skandalin e milionave euro para të pista.
“Njëri prej atyre që zgërdhihen më shumë (duke treguar me gisht nga Balla, që po qeshte bashke me kryeministri Edi Rama) ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbajeni mend këtë që po ju them!
Dhe ka porositur një Toyota Yaris! Por ta kanë zbuluar Toyotën, o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda!
Vazhdo qesh, do ta shikosh se çfarë do të tundet para hundës shumë shpejt.”,- tha Basha në parlament, kur theksoi rolin vendimtar të opozitës që Gjermania të mos refuzonte hapjen e negociatave me Shqipërinë.