Të shtëna me armë janë shënuar në stacionin hekurudhor të Kievit, të tejmbushur me njerëz që tentojnë t’i ikin luftës.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen qindra njerëz që tentojnë të largohen përmes trenave, ndërkohë që ushtarët, për të vendosur rregullin e qetësinë detyrohen të qëllojnë në ajër me breshëri plumbash.

Kujtojmë se që prej mëngjesit të djeshëm, forcat ruse kanë mësyrë në Ukrainë duke shkaktuar një tablo lufte që në Evropë nuk shihej prej dekadash. Ukraina ka thënë se do të mbrohet nga ky sulm, ndërsa ka kërkuar ndihmën e vendeve perëndimore që deri më tani kanë zgjedhur të reagojnë përmes sanksioneve.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka shfaqur shenja se mund të zmbrapset dhe mbetet e pa ndryshuar nga kërkesat e tyre që ia kanë shtruar Ukrainës dhe vendeve të perëndimit me të cilat ka pasur takim javët e fundit.

Artikulli paraprakFOTO-LAJM/ BARDH SPAHIA: SOLIDARIZOHEMI ME UKRAINEN!
Artikulli tjetërUEFA PRISH MARRËVESHJEN ME GAZPORM