Televizioni italian Rai i ka kushtuar një kronikë të veçantë shkollës shqipe në Larino të Italisë. Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, përmes një posti në “Facebook” e ka ndarë me ndjekësit materialin, i cili flet për shkollën shqipe në shtetin fqinj.

Ndërkohë Majko është shprehur se projekti i svihkollës shqipe në Itali ka për qëllim zbulimin e rrënjëve të shqiptarëve.

“Kronika e televizionit italian Rai, për shkollën shqipe në Larino. Ky projekt i komunës ka për qëllim mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e komunitetit shqiptar, një mënyrë kjo për të zbuluar rrënjët e tyre. #diasporashqiptare #unëjamshqiptar”, shkruan ministri Majko.

Artikulli paraprakSHIFRAT/ ZVICRA E MBUSHUR ME TË HUAJ, JA KU RENDITEN SHQIPTARËT
Artikulli tjetërNUMRI I DUHANPIRËSVE NË SHQIPËRI ËSHTË ULUR PËRGJATË NJË DEKADE ME 7%