Këto janë pamjet që vijnë nga një lokal në zonat e nëntë-katëshve në Tiranë, ku një tifoz holandez është konfliktuar dheshëm me qytetarët vendas.

Ndërkohë mësohet se tifozi holandez ka qenë i pirë. Kësisoj, ka rënë nga karrigia dhe më pas ka nisur të debatojë me personat që ndodheshin pranë tij, duke pretenduar se e kanë shtyrë.

Kjo ka qenë dinamika e përplasjes, detajet e së cilës deri më tani janë të pakta. Kujtojmë që ditët e fundit në Tiranë kanë ardhur shumë tifozë për sfidën mes Feyenoord dhe Romës që do të luhet në “Air Albania Stadium”.

Sa i takon incidenteve, ky është i pari deri më tani i këtyre përmasave, pasi shumica e kryeqytetit vijon të jetë sinkron me festimet e kësaj ndeshje historike për vendin tonë.

Artikulli paraprakPËRUROHET LIBRI I VEÇANTË, PRESIDENTI META: SHQIPËRIA SHEMBULL NË MBARË BOTËN, I HARMONISË DHE BASHKËJETESËS FETARE
Artikulli tjetër“KRIMI I ORGANIZUAR, LUFTA NDAJ KORRUPSIONIT DHE PANDËSHKUESHMËRIA”, TABAKU ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI ME ZYRTARIN E PE-SË