Një peshk me “fytyrë-njeriu” është filmuar nga një prej banorëve të zonës në një liqen në provincën Yunnan të Kinës.
Peshku me ngjyrë ari afrohet pranë bregut, nxjerr kokën dhe një pjesë të trupit të tij mbi sipërfaqen e ujit.
Besohet se peshku i rrallë është pasardhës hibrid i dy specieve të ndryshme peshqish të llojit krap; krapi i zakonshëm dhe krapi prej lëkure, i njohur ndryshe si peshku ‘mandarinë’.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=24&v=vKTg0gfiC50&feature=emb_logo