Një sipërfaqe toke është përfshirë ditën e sotme nga flakët në Muriqan të Shkodrës në afërsi të doganës.
Zjarri ka nisur pasditen e sotme, ndërsa sikurse shihet edhe në pamje, nuk ka banesa pranë vatrës.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për fikjen e zjarrit.
Deri më tani raportohet se nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme mjedisore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.