Reklama e Krishtlindjes për këtë vit nga John Lewis është bërë shumë e njohur këtë vit.
Videoja bazohet në miqësinë e një vajze të vogël me një dragua të ri të quajtur Edgar, i cili prish festimet pasi lëshon zjarr herë pas here.

Edgar prish çdogjë kur lëshon zjarr nga hundët.
Shkrin aksidentalisht sheshin e patinazhit, prish një plak dëbore në një pellg dhe i vë zjarrin pemës së Krishtlindjes në fshat.

Ai largohet i dëshpëruar, por shoqja e tij Ava i qëndron afër dhe shkon tek ai me kekun e Krishtlindjes.

Bashkë me Avën shkojnë në drekën e Krishtlindjes, ku të gjithë frikësohen se mos ai do të prishë gjithçka, por ai në fund pjek kekun dhe i lumturon të gjithë.
John Lewis & Partners dhe Waitrose & Partners bashkuan forcat duke sjellë reklamën e shumëpritur, me xhirimet në Budapest.

“Jam i kënaqur që dy markat tona janë bashkuar për fushatën e Krishtlindjeve të këtij viti. Filloi nga një shkëndijë. Është një histori gazmore dhe e ngrohtë që do t’i prekë të gjithë këtë krishtlindje”, u shpreh Lewis

Reklamat e mëparshme të John Lewis për Krishtlindje kanë përfshirë buxhete prej rreth 1,2 milionë euro.

Artikulli paraprakSHQIPTARI AKSIDENTON POLICIN, NE MJET I GJENDEN SENDE TE VJEDHURA
Artikulli tjetërAPELI I VLORËS RIKTHEN NË QELI 2 GRABITËSIT E UDHËTARËVE