Pothuajse të gjithë e dimë që platforma e madhe dhe më e njohur e videove është YouTube.

Por edhe rrjeti social Facebook kohët e fundit është duke i dhënë përparësi videove, kjo edhe për faktin që videot janë më tërheqëse për njerëzit dhe linqet apo postimet e tjera.
Por a keni qenë ndonjëherë kuriozë të dini se cila video është më e klikuar?

Bëhet fjalë për kete video e cila ka arritur të marrë plot 330 milionë klikime. Sigurisht nuk ka mundur dot të kalojë rekordin e YouTube, por sidoqoftë është shumë për një rrjet social.

Mesa duket, pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook-ut kanë një të përbashkët: Rrëmujën në shtëpi, pasi video me 330 milionë klikime tregon pikërisht se si të organizoni gjithçka në shtëpi.

Duke nisur nga palosja e rrobave dhe sistemimi i gjithçkaje në ambientet e banimit, kjo video iu ndihmon të organizoni jetën tuaj të përditshme.

Artikulli paraprakVLLAZNIA FEMRA PËRFORCOHET ME DY MALAZEZE
Artikulli tjetërNXITJA E PUNËSIMIT PËR PËRSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA