RENDI DHE SIGURIA NË 24 ORË, SIPAS POLICISË SË QARKUT SHKODËR
Pas rasteve te shumta te vjedhjes se makinave dhe banesave gjate javes se fundit ne Shkoder, policia njofton se edhe gjate dites se enjte eshte raportuar per vjedhjen e nje makine ne lagjen Partizani, si dhe te nje banese ne lagjen 3 Heronjte.

Keshtu, me datën 28 gusht 2014, filloi procedimi penal për veprën penale të Vjedhjes sepse në vendin e quajtur Lagjja «Partizani», është konstatuar vjedhja e automjetit Tip Benz Furgon me targa SH 1471 E, në pronësi të shtetasit CH, 54 vjec. Po punohet për gjetjen e automjetit të vjedhur si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Ndersa per vjedhjen e baneses, policia njofton fillimin e procedimit penal për veprën penale te Vjedhjes, sepse në vendin e quajtur Lagjja «Tre Heronjt», është vjedhur banesa e shtetasit E. C., 63 vjec. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.
Po ashtu, policia njofton edhe per disa raste te tjera procedimi penal per kanosje te nje shtetasi nga Kastrati I Malesise se Madhe per motive te gjakmarrjes, per arretimin e nje shtetsai nga fshati Mëz I Pukes per ushtrim dhune brenda familjes, si dhe per drejtim mjeti pa patente.

Artikulli paraprak2 NË PRANGA PËR NDËRTIMET PA LEJE
Artikulli tjetërDUKAGJIN, ASGJËSOHEN 12.410 RRËNJË KANABIS