Vidhen pikturat e Renoir dhe Rembrand, me vlerë 27 mln euro

Me pretendimin se ishin dy pasanikë hebrenj ortodoksë, iu prezantuan një tregtari veprash arti në Monza si të interesuar për të blerë disa kuadro të shtrenjta. Ai iu tregoi dy piktura me vlerë totale 27 milionë euro. Një vepër e Renoir dhe një e Rembrandit. Të dyja përfunduan në duart e mashtruesve, Pasi u afruan fillimisht dhe pas një serie takimesh ku u shpreh interesimi në rritje për dy veprat, u fiksua edhe vendi për të bërë pazarin: Konsullata e Nderit e Shqipërisë në qytet. Selia institucionale ishte ndoshta karta fituese e dy blerësve të rremë. Aq sa nuk krijuan asnjë pikë dyshimi tek tregtari i pikturave. Edhe pse, në të vërtetë, skena e takimit ishte një apartament i marrë me qira në katin e parë të së njëjtës ndërtesë ku është edhe Konsullata Pasi fituan besimin e tregtarit dhe e pritën në selinë e rremë, dy mashtruesit bënë goditjen. Me justifikimin se do të bënin kafenë, e lanë tregtarin vetëm dhe ia mbathën bashkë me thesarin e vyer. Karabinierët e njësisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të drejtuar nga kapiteni Francesco Provenza janë vënë në ndjekje të dy “adhuruesve” të artit. Dy veprat e vjedhura tashmë janë futur në databazën online të karabinierëve për të ndihmuar kërkimet.

Artikulli paraprakFTESA E METËS PËR DIALOG, BASHA: VENDIMI PAS TAKIMIT ME ALEATËT
Artikulli tjetërBASHA: NIS BASHKIMI I ARMATAVE PAQËSORE. FUSHË-BETEJA JONË E PARË KAVAJA