Kur është bërë një vit që nga koha kur ka përfunduar , rruga e Shirokës ka nisur të shfaqë problemet e para.
Pllakat e trotuarit në afërsi të ish- peshkimit janë shkulur nga persona të papërgjshëm të cilët tashmë nuk po kursejnë asgjë. Kjo nuk është asgjë tjetër vetëm një punë e radhës e hajdutëve të cilët tashmë po depërtojnë me mjaft lehtësi duke mos patur frikë nga askush.,E ndërsa institucionet përgjegjëse nuk marrin asnjë masë për goditjen e këtyre elementëve që mesa duket nuk marrin parasysh asgjë tjetër vec të pasurojnë xhepat në kurriz të të tjerëve.Ajo rrugë shërben si pedonale ku qytetarët shkodranë dynden sidomos pasditeve , por duhet bërë tepër kujdes pasi gjatë natës nga një pakujdesi e vogël dhe mund të rrëzohesh.Grabitja e pllakave të trotuarit është një akt vandal, pamjet flasin vetë dhe nuk ka shumë nevojë për koment. Projekti i vënë në zbatim që kapte shifrën e 16 milion lekëve të reja parashikonte fare mire ,zgjerimin e rrugës dhe përcaktimin e trotuareve për kalimtarët, ndërkohë këta të fundit cdo ditë përballen me atë pamje të shëmtuar.Ndërtimi i kësaj pedonaleje i ka kushtuar bashkisë shkodër million lekë dhe u konsiderua si ndër investimet më madhore në metropolin verior, por fatkeqësisht kur është mbushur afro 1 vit kjo rrugë shfaqe një mori problemesh dhe një imazh aspak të përshtatshëm për Shkodrën.Ndërsa institucionet përkatëse qëndrojnë në heshtje duke lejuar që problemi i krijuar të agravojë në përmasa edhe më të mëdha.Dëmtimi i investimeve publike në qytetin e Shkodrës me shkatërrime trotuaresh, dëmtimet e ndricuesve, apo thyrjes së vazove dekorative është një akt barbar dhe një skenar i turpshëm e i paprcedentë.