Varrezat e fshatit Stajke jane dhunuar serish.

Persona të papërgjegjshëm s’po lënë të vdekurit të prehen në të qetë, pasi ndërhyjnë në strehën e tyre të fundit duke grabitur stoli edhe në shumë raste sende me vlere prane varreve. I kontaktuar nga Star Plus famullitari i zones Dom Ded Demaj teksa shpreh keqardhjen e tij thekson se kjo ndodh nga mungesa e nje roje.Ai shprehet se per nje periudhe te caktuar kohore ishin banoret ata qe kane paguar nje person per te qendruar dhe se gjate kesaj periudhe nuk ka ndodhur asnje incident.Famullitari shprehet se institucioni qe ai drejton e ka te pamundur nga ana financiare te punesoje dike te ruaje varrezat. Gjate ketij akti te shemtuar jane vjedhur fenere dhe vazo bronxi te cilat gjithsej kapin shifren e 10 milion lekeve te vjetra.Kjo eshte grabitja e 3-te Brenda 3 viteve ne kete zone cka e ben tej mase shqetesuese situaten dhe pasigurine qe ka perfshire fshatin. Banorët e fshatit Stajke tashmë presin zbardhjen e autorëve të cilët shkulën të gjithë pjesët e çmueshme në çdo varr në mesin e të cilëve ndodhen edhe mjaft varre prifterinjsh.Policia nga ana e saj, vijon hetimet.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR: STREHIMI PROBLEM I MPREHTË SOCIAL
Artikulli tjetërMBETJET URBANE, BASHKIA MALËSI E MADHE NDËRRMERR AKSION PËR PASTRIMIN