Vidhen vilat në Lundër, hajdutëve u del përpara pronari.

Tre persona të paidentifikuar kanë hyrë tek vilat në Lundër duke vjedhur shuma monetare dhe sende të tjera me vleër. Por, gjatë vjedhjes në një prej vilave, hajdutët janë ndeshur me pronarin e shtëpisë dhe kanë mbetur të shtangur në vend. Pronari i banesës, 42-vjeçari me iniciale F.S ka denoncuar se autorët ishin me kapuç në kokë dhe me elektrike dore. Ata hynë në banesën e tij dhe morën 500 mijë Lekë të vjetra dhe disa bizhuteri. Sipas intervistimit paraprak të këtij 42-vjeçarit, autorët u shtangën në momentin e parë që kanë hyrë në banesë pasi mendonin se nuk kishte njeri . Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.

Artikulli paraprakE MASHTROJNË 28-VJEÇAREN E I MARRIN 4 MLN LEKË,2 NË PRANGA,1 NË KËRKIM
Artikulli tjetërPLASIN VJEDHJET NË TIRANË, ARRESTOHEN 4 VËLLEZËRIT HAJDUTË