Një bankë e nivelit të dytë ka rënë pre e një grabitje gjatë natës. Persona ende të pa identifikuar kanë arritur të thyejnë bankomatin dhe të marrin një shumë të vogël parash që ishin brenda.
Banka e nive

lit të dytë që është grabitur ndodhet në lagjen Nr.5 të Kavajës, afër Tregut Bujqësor. Grabitja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin e grabitjes dhe makinën me të cilën dy persona largohen me shpejtësi.

Deri më tani janë shoqëruar 10 persona, dy prej të cilëve janë të dyshuarit kryesorë të kësaj grabitje. Ndërkohë shuma e grabitur është një sasi e vogël pasi bankomati kishte prej një jave që nuk mbushej me para.

Policia bën me dije se grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, si dhe administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakMAKINA RRJEDH GAZ NË MES TË KARBURANTIT, SHMANGET TRAGJEDIA NË TIRANË, ZJARRFIKËSIT IZOLOJNË ZONËN
Artikulli tjetërZGJEDHJET E PARAKOSHME NË KOSOVË DO TË MBAHEN NË 6 TETOR