Një berberanë në Kuçovë ka rënë pre e vjedhjes, ku janë marrë mallra me vlerë mbi 600 mijë lekë të vjetra. “Më datë 14, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur mallra në berberhanen e H.T., vjeç 25, banues në këtë lagje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi zyrtarisht Policia.

I riu tha për “Syri.net” se vjedhja ka ndodhur rreth mesnatës, dhe ka qenë vetë ai që ka telefonuar Sallën Operative pasi e ka pikasur. 25-vjeçari saktësoi se i janë marrë dy makina qethje me vlerë rreth 400 mijë lekë dhe 240 mijë lekë “CASH”. Berberana e vjedhur ndodhet disa metra larg nga pallati ku jeton i riu.

Po dje gjatë natës, një banesë në Kuçovë ku jetojnë një çift të moshuarish ka rënë pre e grabitjes me thikë. Edhe për këtë rast, autorët mbeten të panjohur për Policinë.

Artikulli paraprakSHQIPTARI ME STANDARD TË LARTË JETESE NDIQET NË AUTOSTRADË ME 17 KG DROGË
Artikulli tjetërKËRCËNOI ME SMS PROKUROREN, SHQIPTARI EKSTRADOHET NGA ANGLIA