Një market është vjedhur në Vlorë dhe sipas informacioneve policore janë marrë mallra me vlerë rreth gjysmë milioni lekë.
Gjatë natës së dy ditëve më parë, është vjedhur maketi në lagjen “Hajro Çakërri”, në pronësi të 29-vjeçares Sh.J. Policia vlerëson se marrat e vjedhura arrijnë vlerën e rreth 500 mijë lekëve të vjetra.
Ende nuk është vënë në pranga autori i krimit, ndërsa Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.