Në orët e para të ditës së sotme është vjedhur një ndërmarrje fasoneri nga persona ende të paidentifikuar.

Fasoneria ‘Center group’ ndodhet tek ish-Kombinati, ndërsa prodhon çanta dhe letra plastike.

Autorët sipas policisë, kanë hyrë në ambientet e brendshme të godinës dhe kanë marrë një sasi lekësh, e cila ende nuk dihet me saktësi sa ka qenë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakSHKRUMBOHET NJË MAKINË NË TUNELIN E KALIMASHIT
Artikulli tjetërSHPËRTHIM I FUQISHËM NË PARIS