Shëtitorja në liqenin e Shkodrës që të çon deri në Shirokë vazhdon që të jetë pre e keqbërësve.

Natën e kaluar persona të papërgjegjshëm kanë arritur që të vjedhin një sasi të konsiderueshme të kabullit elektrik të ndriçuesve të shëtitores. Ky veprim aspak normal ka lënë në errësirë një pjesë shëtitores duke sjellë kështu vështirësi në qarkullim, për këmbësorët, ata që lëvizin me biçikleta apo edhe turistët që në këtë sezon janë të konsiderueshëm. Vjedhjen e kabullit e pohon edhe elektriçisti i bashkisë Shkodër Briland Kuluri i cili thotë se përveç dëmit ekonomik, dëmtohet edhe imazhi në sytë e turistëve apo qytetarëve të shumtë. Kuluri kërkon një ndërgjegjësim dhe reflektim tek të gjithë në mënyrë që të mos marrin përsipër akte të tilla që dëmtojnë veprat publike. Nuk është hera e parë që shëtitorja e Shirokës bie pre e dëmtimeve me dashje nga keqbërës të ndryshëm. Një vëmendje më e madhe kërkohet edhe nga ana e forcave të policisë për ta mbikqyrur atë zonë në mënyrë që të mos bëhet pjesë e vjedhjeve apo dëmtimeve të tjera.

Artikulli paraprakKRYEPARLAMENTARI MALAZEZ NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërPLANI I PËRGJITHSHËM VENDOR, NURJA: NUK JEMI VETËM PËR TË DËGJUAR