Gjermani,vidhet kamioni me 22 ton çokollatë,me vlerë 50,000-70,000€
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një qytetin Neustadt të Gjermanis, ku është vjedhur një gjysmë kamion me çokollatë, dhe policia po pyet dëshmitarët për të zbuluar hajdutët e ëmbëlsirave. Sipas “Cosmopolitan”, zëdhënësi i policisë, Martin Ahlich, tha se në rimorkio ishin plot 22 ton çokollatë, përfshirë Kinder, Vezët Surprizë etj. Ai tha se nuk është ende e qartë nëse objektivi i tyre ishte kamioni, apo çokollatat, ndërsa nuk dihet as motivi që i shtyu të bënin këtë veprim. Çokollata e vjedhur llogaritet të ketë një vlerë rreth 50,000-70,000 euro.