Një grabitje ka ndodhur në një supermarket në Lezhë. Mësohet se janë vjedhur rreth 3 milionë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ku sipas informacioneve, disa persona kanë hyrë me forcë nga dera e pasme e marketit dhe kanë vjedhur kasafortën.
Pritet që të hapen kamerat e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.