Më shumë se 160 familje në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat janë pa energji elektrike prej afro 24 orësh. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e energjisë elektrike të këtij fshati mbrëmjen e së dielës. Transformatori i këtij fshati ndodhet vetëm 5 metra larg rrugës Ura e Matit – Rrëshen, ndërsa hajdutët kanë punuar pa u shqetësuar pasi kanë çmontuar çdo element të transformatorin, përfshirë edhe panelin komandues të tensionit të ulët.

Banorët e Zenishtit shprehen se ky nuk është rasti i parë që vidhet në fshatin e tyre pasi prej kohësh, fenomeni është prezent duke vjedhur edhe kafshët shtëpiake. Vetë banorët kërkojnë që policia e Matit të nisë patrullimet në këtë fshat gjatë orëve të natës, kryesisht pas orës 12:00, pasi ata janë të frikësuar nga vjedhjet e shumta.

Sipas OSHEE Burrel, po mbrëmjen e djeshme është vjedhur edhe një transformatori i një privati, ndërsa pak javë më parë, pre e vjedhjes ka rënë një tjetër transformator në fshatin Batërr, ngjarje të cilat kanë mbetur pa autor.

Artikulli paraprakZBULOHEN DATAT, JA KUR DO TË MBAHET FESTIVALI I 60-TË I KËNGËS NË RTSH
Artikulli tjetërAKSIDENT, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSORIN, SHOFERI LARGOHET NGA VENDI I NGJARJES