Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë,
pas kallëzimit të bërë nga qytetarë se ishte tentuar të vidhej banesa e një shtetasi, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe një pune të mirëorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacion policor “Rent”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë dy persona.
Në pranga kanë rënë:
– Q. K., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë (i dënuar për vjedhje).
– A. H., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale rezulton se këta shtetas janë autorë të 11 vjedhjeve të ndodhura përgjatë intervalit shtator-dhjetor 2019, si dhe gjatë ditëve të para të muajit janar 2020, konkretisht:
– Më datë 02.01.2020, në fshatin Lekaj, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 05.01.2020, në fshatin Kryevidh, Rrogozhinë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e pabanuar të një shtetasi;
– Më 15.12.2019, në Kavajë, kanë vjedhur motoçikletën e një shtetasi;
– Më datë 31.12.2019, në fshatin Bardhorë, Kavajë, kanë vjedhur shumën prej 25.000 mijë lekësh të reja në banesën e një shtetasi;
– Më datë 01.11.2019, në fshatin Vorrozën, Kavajë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe vegla pune në banesën e pabanuar të një shtetasi;
– Më 25.11.2019, në lagjen nr. 1, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 05.09.2019, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake në banesën e një shtetasi;
– Më 16.12.2019, në lagjen nr. 3, Kavajë, kanë vjedhur pajisje elektroshtëpiake dhe pajisje kompjuterike në banesën e një shtetasi.
– Më 20.11.2019, në fahatin Vorrozen, Kavajë kanë vjedhur shumën 30.000 mijë lekë të reja, pranë një firme;
– Më 20.11.2019, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë kanë vjedhur një kasafortë në firmë hidrosanitaresh.
– Më datë 14.10.2019, në fshatin Vorrozen, Kavajë, kanë vjedhur një pajisje motorrike në banesën e një shtetasi.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të Q. K. dhe A. H.