Në vijim të punës së përbashkët të krye nga Policia e Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe goditjen e resteve të vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë ditës së djeshme, efektivat e policisë Shkodër, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të “Për rilidhje dhe vjedhje të energjisë elektrike”.
Si resultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Riza Shabani, vjeç 49, banues në Shkodër.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:
Azem Mehja, vjeç 60, banues në Shkodër.
Këto shtetas kanë bërë rilidhje të kundraligjshme të energjisë, ku mëparë ishte shkëputur nga OSHEE-ja.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, “Për rilidhje dhe vjedhje të energjisë elektrike”, neni 137 i Kodit Penal.
DHUNOI FAMILJARËT, ARRESTOHET 26 VJEÇARI NË FUSHË ARRËZ
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
-Jetmir Gjergjaj, vjeç 26, banues në Fshatin Qerret i Vogël, Njesia Administrative Qelëz, Bashkia Pukë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prinderve të tij : babait të tij shtetasit Z. Gj., vjeç 57, si dhe nënës së tij shtetases M. Gj., vjeç 53, banues në Fshatin Qerret i Vogël, Njesia Administrative Qelëz, Bashkia Pukë.Nga dhuna e ushtruar shtetasi Jetmir Gjergjaj, ka demtuar doren e tij, në një xham të dritares së banesës së tyre dhe ndodhet pranë Spitalit Rajonal Pukë, jashte rrezikut për jetën.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
MBOLLI KANABIS NË SHTËPI, PRANGA 63 VJEÇARIT
Nga specialistët e Sektorit të Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
– Kujtim Bullakja, vjeç 63, banues në Fshatin Trush, Njësia Administrative Berdicë, Bashkia Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë, i është gjetur mbrenda rrethimit të oborrit të shtëpisë, respektivisht në distancë, 5- 6 metër nga muri i anësorë i banesës, u gjetën të mbjellura 36 (tridhjetë e gjashtë) bimë me karakteristika, si ajo e bimës narkotike canabis sativa, me një lartësi 80-280 cm, të cilat u asgjesuan me anën e zjarrit.Në cilësin e provës materiale, u morën dhe u sekuestruan 5 degë nga këto bimë sëbashku me boçet e tyre.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren penale”Prodhim shitje të lëndeve narkotike”, neni 283, i Kodit Penal.