Tre biznese të cilët vidhnin energjinë elektrike janë kallëzuar penalisht nga OSHEE.

Bizneset operonin me dy linja, jashtë matjes dhe duke iu shmangur detyrimeve ndaj Operatorit të Energjisë, duke shkelur kështu ligjin. Strukturat e Task Force të OSHEE, në bashkëpunim me policinë gjyqësore, zbuluan dhe proceduan subjektin privat “Elite Albania Construcion” (në sektorin inerte). Subjekti privat ushtronte aktivitetin në Peqin, dhe në mënyrë flagrante vidhte energjinë përmes një linjë të dytë. Rasti i është përcjellë prokurorisë, e cila po heton mbi personat përgjegjës të shkeljes në fjalë.

Dy procedime të tjera penale u kryen nga strukturat e OSHEE Tiranë, të cilat zbuluan vjedhjen e energjisë nga subjektet private “NCE” dhe “Zio Nino”, në fushën e shërbimeve (bar-lokal). Procedohet edhe “NCE” dhe “Zio Nino”, për vjedhje energjie. Kontrollet po ushtrohen në të gjithë vendin, dhe OSHEE është e vendosur të godasë pa dallim abonentët që vjedhin energjinë elektrike.

Artikulli paraprakGRUPI SHQIPTAR I GRABITJEVE NË ITALI VIDHTE GJITHÇKA
Artikulli tjetërTRAFIKU I DROGËS, PROKURORIA KËRKON ARRESTIMIN E 3 POLICËVE